Dëshirën për të ushtruar aktivitetin e saj si avokate Kim Kardashian e ka shprehur prej kohësh dhe tashmë po merr hapa konkretë.

Ajo u prit nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar reformën mbi drejtësinë dhe mënyrën se si Joe Biden ka përdorur fuqitë e tij si president për të falur të dënuarit.

Kardashian ka marrë pjesë në diskutime të tilla në Shtëpinë e Bardhë edhe gjatë administratës së ish-Presidentit Donald Trump.

Gjatë asaj kohe Kim Kardashian pati një bashkëpunim të ngushtë me dhëndrin e Trump, Jared Kushner, i cili kishte marrë përsipër çështjet e drejtësisë penale. Ai dëshironte të shfrytëzonte famën e saj për të për të siguruar falje për ata  persona që ajo mendonte se ishin të burgosur padrejtësisht.

Ylli i modës nuk ka kryer studime në universitet, por ajo ka kaluar një provim shtetëror në vitin 2021, që u jep diplomë individëve që mësojnë ligjet në mënyrë autodidakte ose në kurse.

Klan News