Këngëtari kishte shfaqur interes për projektin e filmit “Katedralja e Parisit”

Katedralja e Parisit mbetet një nga filmat më të veçantë të animuar që Disney ka prodhuar ndonjëherë.  Së fundmi  në 25 vjetorin e filmit kanë dalë në dritë detaje të reja.

Kompozitori Alan Menken, i cili realizoi kolonën muzikore të filmit ka zbuluar se këngëtari i njohur Michael Jackson shfaqi interes për projektin.

Filmat e mëparshëm të Disney si Aladdin kishin qenë mjaft  të suksesshëm  me pjesëmarrjen e yjeve të muzikës pop dhe Jackson ishte i gatshëm të provonte të njëjtën gjë.

Michael mësohet të jetë shprehur në atë kohë se do të donte të krijojnte këngët dhe të regjistronte disa prej tyre.

Kompozitori tregoi se kur marrëveshja gati sa ishte arritur mes tij dhe Disney në mënyrë të papritur kompania vendosi të mos bashkëpunonte me Michael Jackson. Skenaristi Tom Hedley kujton se Jackson ishte një adhurues i filmit. Nuk dihet nëse kompania u ndikua nga akuzat për pedofili që rënduan mbi këngëtarin dhe ndarja e tij e bujshme me Lisa Marie Presley.

Klan News