Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Pikërisht 13 vjet më parë, më 11 Korrik të vitit 1987, lindi i pesë miliardi banorë i botës. Kjo ditë filloi të përkujtohet si Dita Botërore e Popullsisë. Me një strategji të caktuar fondi i Kombeve të Bashkuara për popullsinë, hartojnë programe për nxitjen e zhvillimit të vendeve të ndryshme.

Programet përqëndrohen në çështjet e shëndetësisë, arsimit, problemet sociale etj. Brenda 12 viteve, botës ju shtuan edhe 1 miliard banorë të tjerë, ndërsa vendin tonë kjo ditë e gjen me këto shifra.

Shqipëria numëron rreth 3.4 milion banorë. 33% e popullsisë është nën 14 vjeç, 61% është 15 deri 64 vjeç dhe vetëm 6% është mbi 65 vjeç. Me këto shifra Shqipëria renditet tek vendet me popullsi të re dhe aktive./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti