Djali 3 – vjeçar i këngëtarit Michael Buble është diagnostikuar me kancer.

Lajmi u konfirmua nga vetë ylli kanadez i muzikës, i cili tha se Noah po trajtohet në SHBA, megjithatë 41 – vjeçari nuk preferoi të jepte detaje të tjera.

Buble dhe bashkëshortja e tij Luisana Lopilato, një aktore dhe modele argjentinase u martuan nga 2011 –ën dhe jetojnë në Vancouver. Ata kanë edhe një djalë tjetër, Eliah, që lindi në Janar.

bublee

Në një deklaratë të postuar në Facebook, çifti shkruante:

“Ndihemi të shkatërruar pasi djali jonë 3 – vjeçar është diagnostikuar me kancer dhe po trajtohet në SHBA. Familja për ne është tepër e rëndësishme dhe i duam pafund fëmijët tanë. Luisana dhe unë jemi shkëputur momentalisht nga karriera për t’iu përkushtuar plotësisht Noah, që ai të ketë të gjithë kohën dhe vëmendjen tonë për t’u shëruar. Në këtë moment të vështirë, ju kërkojmë që të luteni dhe të respektoni privatësinë tonë”

. /tvklan.al