“Siç e shihni është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në kuvendin e shqipërisë për t’u ulur në ato karrige dhe për t’i përfaqësuar atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate”.

Ky është shembulli që Rama ju kërkon të rinjve që kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam” mos ta ndjekin kurrë nëse do të arrijnë të marrin një mandat si ligjvënës.

“Midis këtyre pamjeve qëndron dhe ndarja sot mes nesh që përpiqemi të ndërtojmë, që përpiqemi të shërojmë dhe atyre që shkatërrojnë, plagosin, shkulin, djegin”.

Demokratëve pa i përmendur me emra ju kujton se do të vazhdojnë të marrin të njëjtin rezultat sa kohë ndjekin të njëjtën strategji elektorale.

“Ata që janë vendosur në atë pozicion dhe prej kaq shumë vitesh përsërisin të njëjtën gjë me një shpresë prej budallai që mund të marrin një rezultat tjetër, do të vazhdojnë të përsërisin po këtë gjë dhe do të marrin po atë rezultat”.

Sa i takon të tijëve ata që janë pas hekurave, i etiketon si derrat e pyllit socialist. Por gjithsesi kujton se i kapi ajo drejtësi që erdhi vetëm falë vullnetit të PS.

“Kemi pasur dhe kemi derrat tanë, është e pashmangshme. Sot na vihet një tam tam nga mbrapa se duhet të ndihemi fajtore pse drejtësia po nxjerr të palara brenda shtëpisë tonë. Si mund të ndihemi ne fajtorë për këtë kur ne e donim dhe krijuam mundësinë që të ndodhë. Do na dhembi, do na djegi, s’do na vijë mirë patjetër, por vetëm kështu mund të bëhet. Nuk mund të jetë korrupsion kur është për kundërshtarin dhe një pisllëk që e mbulojmë brenda shtëpisë kur është për shtëpinë tonë”.  

Aktualisht në platformën “Deputeti që Duam” kanë aplikuar 380 kandidatë. E nëse duan vërtetë të jenë pjesë e politikës ai ndan eksperiencën e tij dhe të Borës, ministres së Rinisë se nuk do ta kenë të lehtë.

Tv Klan