Arta Tozaj: “37 vende donatore dhe 16 organizata ndërkombëtare i ofruan Kosovës 1.2 miliard euro nga të cilat 508 milion euro i ofron komisioni evropian, ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Evropian e ofrojnë 285 milion euro, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 255 milion, ndërsa Arabia Saudite 30 milion euro.”

Hashim Thaçi: “Ky sukses sot nënkupton jo vetëm përkrahje për zhvillimin ekonomik të Kosovës, por paraqet dhe një përkrahje të fuqishme politike për Kosovën. Pavarësia e Kosovës i jep fuqi kushtetutës dhe mbështetja e donatorëve për zhvillimin e Kosovës janë tre ngjarje madhore për Kosovën, por edhe për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.”

Shtetet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës nuk kontribuuan financiarisht projektet kosovare, por ato mbështeten në mënyrë unanime financimin e komisionit evropian si dhe fondin e veçantë prej 457 milion euro për misionin EULEX deri në vitin 2010.

Shumica e projekteve të miratuara sipas drejtorit për zgjerim Komisionin Evropian, Pierre Mirel, janë për vitet 2008-2009 ndaj ai ftoi donatorët që të kontribuojnë financiarisht dhe në vitet pasardhëse.

1.2 miliard euro do të shërbejnë për ndërtimin e institucioneve kosovare dhe zhvillimin ekonomiko-social.

Marrëveshjet bilaterale për marrjen e donacioneve do të nënshkruhen në Prishtinë brenda muajit Tetor./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj