Matteo Renzi ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Lajmi është konfirmuar nga burime brenda kësaj partie për agjencinë italiane të lajmeve

Ansa

.

Por vetëm pak minuta pas këtij lajmi, zëdhënësi i tij Marco Agnoletti reagoi duke thënë:

“Neve nuk na rezulton kështu”.

“Sekretari do të flasë sot pasdite në orën 17:00”

, shkruajti më pas Agnoletti në një postim në Twitter.

Sipas

La Repubblica

, me gjasë njoftimi zyrtar për dorëheqjen e Renzit do të vijë brenda pak orëve.

Largimi i tij vjen pas rezultatit tepër të dobët për demokratët e qendrës së majtë në zgjedhjet e zhvilluara të dielën, ku ata morën rreth 19% të votave. 

Në këto zgjedhje triumfuan populistët euroskeptikë. Lëvizja 5 Yjet siguroi shumicën e votave me mbi 31%. 

/tvklan.al