Studimi biometrik nxjerr në dritë fakte tronditëse

Një studim biometrik pretendon se zbulimin e atësisë së Princit Harry. Për më shumë se tridhjetë vjet, thashethemet nuk kanë munguar Princin Harry, djalin e dytë i Lady Diana dhe Charles. I ndryshëm nga William në të gjitha aspektet dhe mbi të gjitha nga temperamenti, Harry ka qenë gjithmonë i parë “me sy jo të mirë” nga familja mbretërore dhe nga vetë kurora.

Shumë ekspertë dhe njohës të oborrit, janë përpjekur të hetojnë dhe t’u japin një shpjegim të gjitha thashethemeve që kanë ndjekur çështjen e atësisë së princit. Tabloidët i referohen Ezio Dentit, një hetues privat dhe kriminolog. Ai ka kryer një hetim shumë të veçantë dhe mbi të gjitha, shumë të besueshëm që mund të heqë vellon mbi të kaluarën e Princit Harry.

Bëhet fjalë për një ekspertizë biometrike që hetuesi kreu në fytyrat e Princit Charles dhe James Heuitt, një nga ish të dashurit e princeshës Diana, për të cilin ka dyshime se është i ati i vërtetë i Harry-t.

Analiza bazohet në algoritme të sakta dhe identifikon një përkim të jashtëzakonshëm midis fytyrës së Dukës së Sussex dhe asaj të ish-oficerit të kalorësisë, ndërsa nuk ka fare ngjashmëri midis Harryt dhe Charles“, zbulon Ezio Denti.

Ky lloj ekzaminimi ka një besueshmëri të lartë dhe mund të ketë vlerë ligjore. Softueri, në fakt, analizon 80 pika në fytyra dhe i krahason ato. Më i saktë se ky, është vetëm testi i ADN-së”. Nëse një gjë e tillë faktohet, balancat brenda familjes mbretërore britanike do të prisheshin njëherë e përgjithmonë.

Studiuesi Ezio Denti është i sigurt për besueshmërinë e kërkimit të tij.  Thashethemet për atësinë e Harry-t kanë qenë tema e nxehtë në korridoret e pallatit që kur martesa midis Charles dhe Lady Diana u dëmtua nga prania e Camillas.

Klan News