Klubi e pret, por kërkon zëvendësuesin

Priten zhvillime në klubin e Juventusit. Drejtori Sportiv, Federico Cherubini, është duke punuar në fshehtësi për të kërkuar një zëvendësues të mundshëm për Cristiano Ronaldon nëse portugezi i thotë lamtumirë klubit italian.

Ronaldon e presin në Torino këtë të diel, maksimumi të hënën. Juventus po pret edhe takimin përfundimtar me menaxherin e tij Jorge Mendes. Por sipas mediave italiane, në klubin bardhezi, nga njëra anë urojnë që CR7 të qëndrojë, ndërsa nga ana tjetër po vazhdojnë punën për zëvendësuesit.

Në krye të listës është Gabriel Jesus i Manchester City dhe Mauro Icardi i PSG. Përflitet një këmbim, argjentinasi tek Juve dhe Ronaldo në Paris.

Duket se pikërisht këmbimi është një lloj gjetjeje në këtë kohë pandemie. Sipas mediave franceze në orët e fundit drejtuesit më të lartë të Barcelonës kanë folur me ata të Juventus për të propozuar një marrëveshje që të marrin Paulo Dybala dhe në vend të parave kanë ofruar Antoine Griezmann.

Tv Klan