Kalvari i gjatë i vuajtjeve të Aurorës ka nisur qëkur ishte fëmijë 10 vjeçe. Në adoleshencë ajo pranoi që të martohej me një burrë gati 20 vite më të madh. Po çfarë e detyroi të marrë këtë vendim si rrjedhojë e të cilit pati vetëm dhunë fizike e psikologjike? Kë ka ftuar sot në program?

Rikthehet formati Power Kidz në edicionin e tij të 7-të. Lojra, argëtim, fantazi dhe sfidë mes 5 fëmijëve që çelin këtë garë. Dhe ata janë: Agron, Aisel, Isla, Luisa dhe Stivi. Fëmijët gjatë rrugëtimit të tyre në Power Kidz, do të vlerësohen nga juria e këtij formati:Linda Pustina – diplomuar ne 4 fakultete: juridik, mjekësi, faramaci dhe biologji; Pedagoge, dhe për shumë vite ka qenë drejtore e Drejtorisë së Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit. Gjithashtu mama e 4 fëmijëve. Aurel Vula – gjthmonë pranë fëmijëve, mjeku pediatër, një nga më të mirët në Shqipëri.Anëtarja e tretë e jurisë psikologia e njohur Denata Toçe, pjesë e kësaj jurie që në edicionin e parë të këtij formati. Garë dhe argëtim

Pas 5 vitesh në shtrat, mes dhimbjesh e lotësh për shkak të sëmundjes së Parkinsonit, zonja Qerime Sulaj, bën një ndërhyrje në “Liv Hospital falë kontaktit nëpërmjet zonjës Alketa Brahushaj, përfaqësuese e këtij rrjeti spitalor në Shqipëri. Sot në studio mjeku që e operoi, profesor doktor Muhittin Emre Alturende na rrëfen këtë eksperiencë si dhe të rejat më të fundit për trajtimin e kësaj sëmundje!

Petriti ka sjellë në një seancë ndërmjetësimi nusen e djalit Albanën. Konflikti mes tyre ka lindur kur nusja i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia sepse nuk e mbante dot pasi ka edhe tre fëmijë për t’u kujdesur. Petriti pretendon se nuk ka ku të shkojë pasi të gjitha paratë e kursyera në emigracion i’a ka marrë një person i afërm dhe nuk pranon t’ia kthejë. Albana thotë që ai të shkojë tek djemtë e tjerë pasi nuk mund të presë sa Petriti të zgjidhë të gjitha hallet që i ka shkaktuar me vetëdije. Si do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje?

Erdhi ora për lojën zbavitëse, aty ku të gjithë testojmë intuitën dhe logjikën – Të Panjohurit.Mundësia e artë sot është për konkurrentin Armand Ferati, diplomuar në degën Teknologji Informacioni.Mundësi e artë sepse Armandi mund të fitojë shumën 20 mijë euro nëse arrin të zbulojë të gjitha identitetet dhe gjen edhe lidhjen e të afërmit misterioz me një nga të panjohurit.