Martesa në moshë të re, ardhja në jetë e një femije gjatë periudhës së pandemisë kanë qenë sfidat më të vështira në jetën e Anës, aq sa ajo preku fundin. Çfarë ndodhi me familjen e saj dhe kë ka ftuar në program sot? Jeta e Anës nuk do kishte qenë njëlloj nëse nuk do kishte patur një përkujdesje e dashuri kaq të madhe nga kunata e saj Matilda. Atëherë kur mendojmë se kemi prekur fundin, gjithmonë mund të ketë një dritë në fund të tunelit. Ky është bekimi i njerëzve që n’a rrethojnë.

Sulltana ka ardhur enkas nga Londra, për t’i realizuar një ëndërr tezes se saj Hana që jeton në Hollandë. Ajo mendon se ftesa i është bërë nga programi e jo nga mbesa. Me një jetë skëterrë, martesa të dështuara por pa fëmijë e së fundmi me një sëmundje të rëndë, Hana nuk do të largohet nga kjo botë pa u dëgjuar historia e saj. Sulltana i tha tezes së saj Hana se nuk është e as nuk do të jetë e vetme. Historia e saj përcjell një mesazh të fortë tek të gjithë ne mbi kurajon njerëzore e dëshirën për të jetuar.

Sot prezantohen dhe konkurrojnë për finalen e madhe të PowerKidz7, 4 gjysmëfinalistët e parë: Ferbian, Xhesika, Marina dhe Deniz.Sfida të reja i presin jo vetëm fëmijët por edhe mamat në këtë fazë…Sfidë ka edhe juria që sot duhet të përzgjedhë vetëm 2 fëmijë për t`i kaluar në fazën finale. Gjithcka fillon me situatat e paparashikuara. Marina dhe Deniz janë 2 finalistët e parë të #PowerKidz7Ferbian dhe Xhesika do të jenë 2 nga fëmiëjt që do të mbahen mend në këtë rrugëtim të gjatë deri në gjysmëfinalen e këtij formati.Kujtime të bukura jo vetëm me shokë të rinj, por edhe me mamatë e tyre, me të cilat sot u ushqyen, iu përgjigjën pyetjeve të quiz-it dhe kënduan….

Sot, në rubrikën “Kujdes shëndetin”, vjen nga Liv Hospital, profesor doktor Ahmet Hakan Birkent, një mjek i specializuar veçanërisht në problemet me zërin, gëllitjen dhe rrugët e frymëmarrjes. Por “arma” më e fortë e tij janë operacionet për estetikën e zërit…

Babai i Erildës ka ndërruar jetë kur ajo ishte ende foshnje. Per kete arsye, e ëma e saj Rahmie u martua sërish por nuk pati fëmijë të tjerë. Jeta për Erildën pati peripeci të shumta sepse aktualisht është e divorcuar dhe dy vajzat e saj nuk i shikon prej dy vite e gjysëm. Përveç kësaj ajo është në konflikt me mamanë Rahmie sepse kjo e fundit i’a ka dhënë në mirëbesim vajzën e vogël të Erildës, ish vjehrrës së saj dhe ajo nuk i’a ka kthyer më, megjithse e kishte kujdestarinë me vendim gjyqi. Si të mos mjaftojë kjo, Erilda nuk ka marrë asgjë nga trashëgimia e babait sepse xhaxhai i thotë se “nuk je mbesa jonë biologjike”. Për të gjitha këto, Erilda bën fajtore mamanë e cila sipas saj nuk ka ditur të ruajë as trashëgiminë e as fëmijën e saj. Si do zgjidhet kjo mosmarrëveshje nënë e bijë?

Miranda Alibeaj, menaxhere financash në një kompani, luan sot në formatin “Të Panjohurit”. 8 identitete janë për t`u zbuluar dhe e afërmja misterioze. Shuma që mund të fitohet është 20 mijë euro. Miranda shprehet se nuk ka shumë intuitë, por si do të shkojë loja e saj…?