Rikthehemi këtë javë me rubrikën “Gjysma Ime”, e cila sjell sot një personalitet në fushën e artit. Aktori, pedagogu dhe aktualisht, Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, z.Petrit Malaj; Sigurisht bashkë me të gjysma e tij, Aneta Malaj. Hitoria e njohjes së tyre, dasma tropojano-vlonjate dhe detaje të tjera të jetës së tyre bashkë prej më shumë se 30 vite.

Qumeshti dhe rëndësinë e tij për shëndetin tonë

Nga Filadelfia në Tiranë, Eva ka ardhur enkas për t’i dhënë një mesazh të rëndësishëm mikeshës së saj Zamira. Cila është historia e njohjes së tyre?

Ketjana pa vdekjen me sy shtatë vite më parë kur u përfshi në një aksident që e la për tre muaj në gjendje kome. Sot që është vetë nënë e kupton më shumë sakrificën e prindërve në momente të tilla. Falë tyre sot është në jetë por babai vazhdon e paguan pasojat e asaj dite… Çfarë mesazhi ka për të?

Ka mbi 20 vite që qetësia në familjen Mata është prishur. Shkak është bërë ndarja e tokave në zonën ku jetojnë për të cilat ka pretendime për parregullsi. Aktualisht Altini ka katër vite që nuk flet me vëllain e tij Arbenin dhe me gjithë pjesën tjetër të familjes. Ai ka ardhur sot për t’u përballur me të e për të parë nëse mund të gjejnë një zgjidhje për këtë konflikt të gjatë në kohë. A do arrijë kjo seancë ndërmjetësimi të pajtojë dy vëllezërit?

Një konkurrent, 8 të panjohur dhe një i afërm misterioz, janë protagonistë të një show ku mund të fitohen 20 mijë Euro.
Konkurrentja jonë sot është Ornela Metaj, e cila ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe aktualisht punon në një call center në pozicionin e supervizores. Sa identitete do të arrijë të gjejë Ornela?