Sportisti shqiptar që do të konkurrojë i pari në lojërat olimpike Tokio 2020 është gjimnasti Matvei Petrov. Lojërat Olimpike nisin më 23 Korrik dhe gjimnasti kuqezi do të garojë një ditë më vonë, në datën 24.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar publikoi kalendarin e garave për ekipin shqiptar, në 6 sporte, Gjimnastikë Artistike, Qitje, Judo, Not, Peshëngritje dhe Atletikë. Në datën 25 do të garojnë dy sportistë, qitësja Manuela Delilaj dhe Indrit Cullhaj në xhudo. Pas dy ditësh Kledi Kadiu do të garojë në not në 100 metra stil i lirë dhe më datën 28 peshëngritësi Briken Calja.

Në datën 30 Korrik do të garojë notarja Nikol Merizaj dhe sërish qitësja Delilaj. Një ditë më pas në kualifikuese do të konkurrojnë Izmir Smjalaj, Erkand Qerimaj dhe më 1 Gusht, Luiza Gega.

Ndërkohë të martën mbërritën në Tokio sportistët Briken Calja, Erkand Qerimaj, Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu bashkë me trajnerët përkatës dhe stafin mjekësor.

Në aeroportin e Hanedës ata u takuan edhe me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës, të cilët kishin të njëjtin orar dhe itinerar udhëtimi. Pasi kreu të gjithë procedurat, ekipi u nis drejt fshatit olimpik.

Nisur nga situata shqetësuese e Covid-19, autoritetet japoneze së bashku me përfaqësuesit shqiptarë po angazhohen  bashkërisht në respektimin e masave anti-Covid dhe testimeve të vazhdueshme.

Klan News