10 fitore radhazi në Serie A

11 pikë i shkëputur nga ndjekësi më i afërt Milan. Inter po ecën drejt titullit me ritëm të shpejtë. Në sfidën e parapambetur me Sassuolo arriti fitoren e 10 radhazi në kampionat, ndërsa nuk humbet prej 6 Janarit.

Një siguri japin edhe 68 golat e shënuar, që së bashku me Atalanta janë ekipet më rezultativë.

Zikaltërit kanë edhe mbrojtjen e dytë më të mirë në Serie A me 26 gola të pësuar, pasi më mirë është vetëm Juventus 1 gol më pak në 29 javë.

Inter në 9 javët e fundit duhet të bëjë llogaritë që të fitojë me rivalët direkt si Juventus, apo kundërshtarë të vështirë si Napoli dhe Roma që duan një vend në kupat e Europës.

Gjithsesi që të festojë titullin duhet kohë, pasi janë edhe 27 pikë në lojë.

Tv Klan