Kim Kardashian për shumë vajza është imazhi i gruas perfekte. Fansa nga e gjithë bota duan të jetë si ajo, sidomos në pamje. Por ndodh që këtë gjë ta aspirojnë edhe meshkujt. Jordan Parke, një mashkull 27-vjeçar nga Manchester, dëshiron të duket tamam si ylli botëror. Prej 12 vitesh ai ka kryer me qindra operacione që të ketë një imazh të njëllojtë me 38-vjeçaren.

Ndërhyja më e fundit që Jordan ka bërë në trupin e tij ka qenë në vithe, për t’i zmadhuar aq sa të Kim. Ai vendosi ta realizojë operacionin në Turqi para një viti, por mbas disa muajsh implatet e vendosua shpërthyen, duke i rrezikuar atij jetën. Fatmirësisht 27-vjeçari mori kurën në momentin e duhur dhe zbuloi se doktorët kishin ngatërruar silikonin e vitheve me atë të gjoksit.

Deri me tani Jordan ka shpenzuar më shumë se 120 mijë euro, ka bërë më shumë se 50 trajtime për mbushjen e buzëve. Duke mos lënë pa përmendur edhe vizatimin e vetullave, botoks si dhe duke blerë rroba të dizenjatorëve të njohur që Kim vesh. Megjithatë ai është shprehur se nuk do të ndalet derisa të ketë imazhin e Kim, edhe nëse do t’i kushtojë me jetë, pasi sipas tij ajo është perfekte.

Klan Plus