Titujt kryesorë 25 Janar 2010, ora 19:30

OSSH: Lë në errësirë qytetarët e Tiranës dhe mediat

Hidrocentralet mbi Drin po punojnë me kapacitet të plotë, por disa zona të Tiranës gjenden në errësirë prej disa ditësh. OSSH nuk ka dhënë asnjë paralajmërim dhe nuk jep as shpjegime për mediat që kërkojnë të dinë arsyet e kësaj situate të pakuptimtë.

Berisha: Policia Rrugore fajtore për aksidentet

Kryeministri bëri përgjegjësen kryesore Policinë Rrugore për aksidentet e shumta të ndodhura në vend. Ai kërkoi një plan urgjent masash për të dalë nga kjo gjendje, ndërsa Ministri Basha paralajmëroi reformë të thellë në këtë sektor brenda 6 muajsh.

Heqja e vizave, Shqipëria drejt plotesimit të kritereve

Për qeverinë lufta kundër krimit dhe pasaportat bometrike bëjnë të prekshëm synimin për heqjen e vizave këtë verë. Ndërsa ambasadori spanjoll në Tiranë, tha sot se ky proces do të ndihmoj edhe integrimin në BE.

Kanceri në qafën e mitrës, çdo vit vdesin 140 femra

Shqipëria renditet ndër vendet e para sa i takon vdekshmërisë nga kanceri i qafës së mitrës me 140 viktima në vit. Në botë kjo sëmundje shkakton 1 viktimë në çdo 2 minuta.

Përmbytjet në Shkodër, dëmshpërblimi brenda 2 javësh

Brenda dy javësh, grupet e punës do të përcaktojnë dëmet që ka shkaktuar përmbytja në Shkodër dhe menjëherë më pas do të nisë kompensimi në sportelet e bankave.

Tragjedi ajrore në Liban, bie në det avioni me 90 persona

90 persona humbën jetën në një tragjedi ajrore në Liban. Kompania Etiopian Airlines u rrëzua në detin Mesdhe, pak minuta pas nisjes, pasi u godit nga një rrufe.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 25 Janar 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço