Thirrjet për lutje u bënë jehonë të shtunën në Egjipt, pasi xhamitë në vend u rihapën për herë të parë pas më shumë se tre muajsh.

Gjatë muajit mars, qeveria vendase mbylli të gjithë vendet e adhurimit si pjesë e masave paraprake për të frenuar përhapjen e koronavirusit, por tashmë me gjendjen që po përmirësohet, vendi po synon të shkojë drejt normalitetit.

Megjithatë, ritualet do të jenë të kufizuara, me xhamitë që do të lejojnë lutjet e përditshme, me përjashtim të ditës së premte dhe të diel, ku numri i predikuesve do të ishte tepër i lartë.

Autoritetet fetare egjiptiane u kanë kërkuar besimtarëve që të zbatojnë me përpikëri masat paraprake për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Si pjesë e masave paraprake banjat e xhamive mbeten të mbyllura. Faltoret që ndodhen brenda xhamive janë gjithashtu të mbyllura. Kohët e fundit, qeveria ka liruar disa kufizime të lidhura me virusin, përfshirë përfundimin e shtetrrethimit gjatë orëve të natës, në mënyrë që të ngjall ekonominë. Për shkak të shpërthimit të Covid, deri më tani, Egjipti ka regjistruar rreth 63 mijë të prekur, si dhe 1.625 viktima.

Klan Plus