Të kontrollohen linjat ballkanike ku shoferët punojnë në të zezë

Ekspert kroat i trafikut Željko Marušić duke komentuar aksidentin tragjik të autobusit kosovar me dhjetë të vdekur dhe 44 të plagosur thotë se lodhja dhe përgjumja e shoferëve në rrugë të gjata janë më të rrezikshme për sigurinë në trafik sesa përdorimi i telefonave celularë dhe përdorimi i alkoolit nga ana e tyre.

“Kishim dy shoferë të lodhur e të përgjumur që po drejtonin mjetin me 67 pasagjerë e bord për 1852 km që lëvizin me një shpejtësi prej 100 km/orë. Kemi të bëjmë me lodhje të rëndë si pasojë e orëve të gjata të punës dhe paralelisht të një ose më shumë punë tjetër jozyrtare në të zezë. Është e pashmangshme që kur shoferi bie në gjumë, automjeti të dalë nga rruga në mënyrë të pakontrolluar, të godasë mbajtëset anësore që në këtë rrugë mungonin dhe autobusi u përmbys”.

SipasMarusiç problemi është në itineraret që kombinojnë trafikun brenda dhe jashtë BE-së. Rregulloret e BE-së për kohën e punës dhe të pushimit përcaktojnë një kohë maksimale makine prej 4.5 orësh dhe një pushim prej 45 minutash, një maksimum prej 9 orësh në ditë, dy herë në javë është e mundur për 10 orë, 56 orë në javë dhe 90 orë në dy javë. Është e vështirë të përfshish një udhëtim prej 1852 kilometrash në këtë “matematikë”, sepse sipas tij bie ndesh me rregulloret e BE-së.

“Për shkak të kontrolleve në Gjermani, shoferet nuk e ngasin autobusin për disa ditë, ndaj në ditët e “pushimeve” bëjnë punë të tjera, më së shpeshti “në tregun e zi” dhe shkojnë në rrugë të lodhur”.

Meqenëse është e vështirë të kontrollosh kohën totale të vozitjes gjatë javës së shoferëve duke filluar nga Prishtina, Nishi, Tuzla Marušić sugjeron që policia të fillojë të kontrollojë rigorozisht atë që mund të kontrollohet, në pikat kufitare, vendet e pushimit. Ky është aksidenti i tretë i rëndë me autobus në historinë e fundit të Kroacisë.

Për shkak të lodhjes së rëndë të shoferit, në një aksident me autobus në vitin 2008 në autostradën A1, midis kryqëzimeve Gospić dhe Lovinac, 14 shtetas sllovakë vdiqën dhe në vitin 2012 në A1 afër tunelit Krpani, vdiqën tetë shtetas çekë.

Klan News