Një sasi eksplozivi është vendosur në banesën e një punonjësi të policisë së burgjeve. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq të Fushë-Krujës gjatë orëve të natës. Policia thotë se nga hetimet rezulton që eksplozivi të jetë vendosur gjatë natës në orën 29 Qershor.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët/in e vendosjes së tritolit. Po punohet gjithashtu për të mësuar nëse polici i burgjeve Idriz Daci 52 vjeç ka konflikte me persona të tjerë.

/tvklan.al