“Mona Lisa afrikane” piktura e famshme, e cila u shit për 1.6 milionë dollarë, para pak kohësh, është ekspozuar në Nigeri, aty ku u zhduk 4 dekada më parë.

“Tutu” e realizuar nga Ben Enwonwu’s, një piktor dhe skulptor nga Nigeria, konsiderohej si “Mona Lisa afrikane”. Piktura  kishte më shumë se 40 vite që kishte humbur. Ajo u gjet në një banesë në Londër vitin e kaluar dhe kishte qëndruar e varur në mur për më shumë se 30 vite, pa e ditur vlerën e saj.

“Tutu” përshkruan një princeshë nigerane, të cilën piktori e pa ndërsa po ecte në një fshat nigerian.  Para se të shitej, hera e fundit që piktura  u pa ishte në Nigeri, në vitin 1975, në ambasadën italiane në Lagos.

“Tutu” është pjesë e tre veprave të artit të krijuara nga Ben Enwonwu’s, gjatë luftës së përgjakshme civile të Nigerisë, e cila u zhduk menjëherë pasi u krijua në vitin 1974. Ndërsa dy pikturat e tjera të tij nuk janë gjetur ende.

Klan Plus