Gjermani ashpërson masat kundër azilkërkuesve. Sipas nismës së re ligjore do të dëbohen menjëherë ata që kryejnë akte kriminale. Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer do t’i paraqesë qeverisë propozime të reja për ndryshime të caktuara ligjore, për t’i dëbuar menjëherë azilkërkuesit që shkelin ligjin në Gjermani.

Reagimi i Seehofer vjen pas një sulmi të javës së kaluar në qytetin bavarez Amberg, ku katër azilkërkues të alkoolizuar nga Siria, Afganistani, Irani të moshës 17-19 vjeç qëlluan kalimtarë në rrugë. Për pasojë 12 vetë u lënduan.

Vitin e kaluar u dëbuan 12.300 vetë, krahasuar me vitin 2017, me një rënie me 2%. Aktualisht azilkërkuesit që dënohen me të paktën dy vjet heqje lirie dëbohen nga Gjermania. Autoritetet mund të bëjnë gjithashtu kërkesë në gjykatë për mbajtje në burg deri në 18 muaj para dëbimit të këtyre azilkërkuesve që bëjnë krime. Me ndryshimet e pritshme, ata do të dëbohen menjëherë pas akteve kriminale që kryejnë në vend.

Klan Plus