Akuzohet për një sërë veprash të renda penale

Behar Bajri, një nga personat më të rëndësishëm të grupit kriminal “Bajri” i goditur 9 muaj më parë nga policia është ekstraduar nga Holanda. 39-vjeçari u arrestua në Tetor të vitit të kaluar në Roterdam, kur në të njëjtën kohë në Shqipëri u arrestuan disa persona të tjerë pjesë e grupit. Ai akuzohet për një sërë veprash të rënda si vrasje, gjobëvënie, trafik armësh dhe krijim të një grupi kriminal. 

Në vitin 2002 në banesën e Behar Bajrit u gjet e vrarë bashkëjetuesja e tij 15-vjeçare. Fillimisht kjo ngjarje u mbyll si vetëvrasje, por policia dyshon se ajo është vrarë nga i arrestuari. Më të njëjtën armë, një vit më parë në Shkodër është vrarë Arben Tuzi, me të cilin familja Bajri kishte përplasje të vazhdueshme.

Në pritje të ekstradimit në Shqipëri është edhe kreu i grupit Enver Bajri. Ai u arrestua në Spanjë, në qytetin e San Huan Alicente me një pistolete dhe 9 mije eruo me vete. Autoritetet shqiptare zhvilluan operacionin për goditjen e grupit ‘Bajri” ne Tetor duke arrestuar 11 persona ndër ta dhe Safet Bajri, edhe ky njeri i rëndësishëm i grupit. Dy nga të arrestuarit si pjesë ë këtij grupi kaluan për hetim në prokurorinë e Tiranës për shkak se nuk u gjeten elemente se ishin pjese e grupit.

Tv Klan