Në kohën kur hiti i saj “One Kiss” është ende një ndër këngët më të dëgjuara në radio e diskoteka, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa vjen me një kënge të re.

Titullohet “Electricity” dhe është një bashkëpunim me Silk City, i përbërë nga Mark Ronson dhe Diplo .

Dua vjen krejt ndryshe nga klipet e tjera. Me flokë biondë, joshëse dhe me një kërcim shumë seksi.

Me regji të Bradley dhe Pablo, klipi u publikua në orët e para të mëngjesit, i paralajmëruar edhe nga vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.

Tv Klan