Koncerti në Shangai i këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa është shoqëruar me disa incidente. Fansat e saj janë larguar me forcë nga punonjësit e sigurisë. Videot e postuara në rrjete sociale tregojnë qartë si largohen njerëzit nga karriget e tyre.

Kontrolli i ashpër i turmave nuk është i pazakontë në Kinë, teksa sipas informacioneve jo zyrtare dëbimet erdhën për personat që qëndronin në këmbë dhe për ata që valëvisnin flamuj të të drejtave të njeriut.

Dukshëm e nervozuar, Dua iu drejtua turmës, duke i kërkuar të ruajë qetësinë me qëllim argëtimin në koncert.

Dua që ne të gjithë të kërcejmë, të këndojmë, dua vërtetë t’ia kalojmë mirë.

Kjo është hera e parë që Dua Lipa performon në Kinë. Këngëtarja kosovare nuk shkruar asgjë në rrjetet sociale ne lidhje me incidentin.

Tv Klan