Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kjo do të jetë emblema e re e Bashkisë së Tiranës. Kështu ka vendosur këshilli bashkiak i Tiranës, në një mbledhje të tij të zhvilluar mbrëmë. Në qendër të saj qëndrojnë dy element, emblema e vjetër e familjes feudale të Skurajve, si dhe sahati i madh i Tiranës. Zëvendës kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Artan Lame, në lidhje me këtë emblemë jep komentin e tij.

Artan Lame:- “Pas konsultimesh me ekspert të Institutit të Monumenteve dhe ekspert të tjerë, ajo çka u mor për bazë për të bërë stemën e re të Bashkisë së Tiranës, ishte skema e familjes feudale, që kishte sunduar në mesjetë, në fushën e Tiranës, duke pasur parasysh se Tirana si qytet është tepër i ri, i themeluar në 1614. Mbi stemën e krijuar është vendosur një element heraldik, që quhet kurora me kulla, e cila do të jetë dalluese për gjithë stemat e qyteteve”.

Po sipas zotit Lame rezulton se nuk gjendet i depozituar një vendim, për miratimin e stemës së Bashkisë së Tiranës, që u vu në përdorim 1994-1995./tvklan.al