Ylli amerikan i muzikës, Eminem do të portretizojë informatorin e FBI-së Richard Wershe Jr, i njohur me nofkën White Boy Rick, në serialin e ardhshëm të reperit 50 Cent, për kanalin “Starz” një projekt që bazohet në një  ngjarje të vërtetë.

Adoleshenti Wershe i cili do të luhet nga Eminem përgjatë viteve 80 shërbente si informator i agjencisë FBI, duke u infiltruar në një bandë gangsterësh të Detroitit. Më vonë ai u braktis nga kjo agjenci, dhe në moshën 17-vjeçare u arrestua për posedim të kokainës dhe u dënua me burg të përjetshëm. Por, vitin e kaluar, në moshën 50-vjeçare, ai u lirua nga burgu.

Paraqitja në serial e yllit të muzikës rep, Eminem, do të jetë relativisht e shkurtër pasi ai shfaqet vetëm në një episode të projektit televiziv, ku miku dhe kolegu i tij 50 Cent wshtw producent.

Përveç videoklipeve muzikore, përvoja e Eminemit në kinematografi është e vogël. Ai ka pasur një  rol kryesor në filmin “8 Mile”, bëri një paraqitje të vogël në filmin e vitit 2009, “Funny People”, dhe në vitin 2010 u paraqit në një episode të serialit të suksesshëm televiziv, “Entourage”.

Nuk kishim si ta realizonim një projekt për Detroitin, pa  përfshirë legjendën e këtij qyteti”, ka thënë 50 cent. Premiera e filmit do të shfaqet më 26 shtator të këtij viti.

Klan News