Një 50-vjeçar është plagosur me thikë këtë të diel në Shkodër pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri Shyqyri Ahmeti është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilat kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Pak orë pas krimit, në pranga përfundoi 44 vjeçari Ylli Shabanaj, banues në lagjen “Partizani” të Shkodrës.

Shabanaj do të përballet në gjykatë me akuzat për “vrasje me dashje e mbetur në tentative” dhe “prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”./tvklan.al