Epidemia e gripit ka prekur dhe Durrësin, por pa komplikacione. 70 fëmijë janë shtruar në repartin infektiv e pediatrik këto tre ditët e fundit. Mjekët pohojnë se ka epidemi, por deri tani nuk kanë konstatuar raste të rënda deri në prekje të sistemit nervor.

Komplikacionet janë konstatuar në rrugët pulmonare dhe si kudo më tepër janë prekur fëmijët. Megjithëse flitet për epidemi, në Durrës nuk flitet për rrezik jete. Në shkollat 8-vjeçare janë shënuar me të vërtetë mungesa, por jo aq sa për t’i mbyllur ato./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti