Sot në ditën e tretë në aksionin antikioskë në Parkun Rinia janë mobilizuar dhe forcat dhe mjetet xheniere të Ministrrisë së Mbrojtjes. Më kërkesën e komandatit të operacionit Havari është dhënë miratimi që forcat e specializuara të dalin nga reparti i tyre dhe t’i përvishen punës për pastrimin e parkut nga rrënojat e ish lokaleve tashmë të shembura. Mjetet e tyre janë më të mira dhe rezultatet janë vërejtur dhe më parë. Me ta janë bashkuar dhe autobotet e bashkisë për pastrim.

Sot është vërejtur një angazhim edhe nga ata pronarë të cilët e kishin marrë me avash çmontimin e lokaleve të tyre. Është menduar që ndërkohë fadroma prish, forcat të grumbullojnë dhe më pas të hedhin mbeturinat që nuk janë pak. Sot kalimtarët mund të shihnin tej për tej ku më parë ngriheshin mure prej guri apo teneqeje. Ashtu siç ishte parashikuar, çdo gjë është në kohë dhe brenda afatit ku pas rrafshimit do të nisë rigjenerimi i Parkut Rinia./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj