“Duhet drejtësi, jo dhunë dhe ndërhyrje politike”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dënuar veprimet e dhunshme të protestave që kanë ndodhur në kryeqytet ditët e fundit.

Kryebashkiaku i kryeqytetit tha se kishte vizituar familjen Rasha për t’i shprehur ngushëllime, e mesazhi që kishte marrë prej tyre ishte të ecet para me drejtësi e jo me dhunë e shkatërrim.

“Shqipëria është vendi ynë, Tirana është vendi ynë, Kavaja është vendi ynë! Nuk shkon ta prishim, as ta shkatërrojmë. Nxjerrja e dufit justifikohet deri në njëfarë mase. Por, kur politika hyn në mes, drejtësia prishet, prishen parimet dhe harmonia në komunitet”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës ishte në Kavajë kur ka dhënë këtë mesazh, për t’i dorëzuar Xhamisë së Golemit certifikatën e pronësisë, për të cilën ka qënë prej vitesh në pritje.

Tv Klan