Juljan Shehu ka shënuar golin e parë sezonal me skuadrën e Vidzev Lodsit në kampionatin polak. Mesfushori i Kombëtares shqiptare konfirmoi momentin pozitiv në duelin kundër Rakov, por në fakt nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e skuadrës së tij.
Shehu shënoi nga jashtë zone me një goditje tokazi që u devijua edhe nga kundërshtari. Një gol që i jep moral për të ardhmen.
Kevin Dodaj ka shënuar një supergol me skuadrën e tij të Lekias së Gdanskut për t’i dhënë fitoren në minutat shtesë kundër Odra Opole.
Talenti shqiptar që aktivizohet me ekipin e 21-vjeçarëve goditi bukur dhe fluturimthi nga jashtë zone. Shkodrani ka arritur të shënojë 5 gola në këtë sezon dhe të japë gjithashtu 2 asiste.
Qazim Laçi ka fituar derbin e shqiptarëve kundër trajnerit Besnik Hasi në kampionatin turk teksa Rizespori i tij fitoi 2-0 përballë Amedsporit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare dha një asist për golin e dytë që mbante firmën e Ali Soue, dikur pjesë e Skënderbeut në Superiore.
Fundjava për shqiptarët ka qenë pozitive sepse shënuan gjithashtu Shpendi, Seferi dhe Kerjota.
/tvklan.al












Botërori 2026 
