Euforia pas barazimit ndaj Kroacisë kërkohet të lihet pas krahëve në kampin kuqezi. Skuadra jonë kombëtare ka zbritur në fushën stërvitore, për të nisur kështu përgatitjet për duelin e së hënës kundër Spanjës.

Sipas asaj që raportohet nga kampi stërvitor i kuqezinjtë, stafi teknik i Kombëtares ka lënë gjithçka në dorë të futbollistëve, për ta kthyer seancën në fakultative për secilin nga pjesëtarët e grupit.

Lojtarët që morën minuta ndaj Kroacisë kanë punuar në palestër dhe në fushën e lojës, por jo me ngarkesë të plotë. Seancë e ngarkuar stërvitore është programuar për futbollistët që nuk u hodhën në fushën e lojës, me trajnerin Sylvinho që ka marrë shënime të tjera për cilësitë e tyre.

Grupi gëzon gjendje fizike të mirë, për të qenë kështu i plotë drejt sfidës me iberikët. Momentalisht kombëtarja jonë gjendet në vendin e tretë të grupit B me 1 pikë pas dy ndeshjeve dhe në lojë për tu kualifikuar në raundin e 1/16-ave të kompeticionit.

Klan News