Një ditë pas fundosjes së superjahtit luksoz në brigjet e Sicilisë pas motit të keq, kërkimet vijojnë për gjashtë të zhdukurit të cilët dyshohet se kanë mbetur të bllokuar benda mjetit lundrues.

Mes personave të zhdukur është edhe manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare.  Lynch, i  cilësuar si “Bill Gates” i Britanisë së Madhe kishte marrë familjen dhe miqtë e tij në  këtë udhëtim pasi dëshironte të festonte fitoren e një beteje të rëndësishme ligjore.

Megjithatë, udhëtimi i ëndrrave, i organizuar nga 59-vjeçari, baba i dy fëmijëve u kthye ne tragjedi. Ai shprehej se kishte rilindur pas gati një viti “arrest në shtëpi” i akuzuar per mashtrim financiar.

Lynch  mund të përballej deri në 20 vjet burg në SHBA nëse shpallej fajtor për 16 akuza për konspiracion dhe mashtrim me letrat me vlerë dhe si rrjedhojë dëshironte të festonte lirimin nga këto akzua.

 Biznesmeni britanik kishte ftuar persona nga firma ligjore Clifford Chance si dhe kompania e tij Invoke Capital për të festuar këtë moment të veçantë me një udhëtim me jahtin e tij luksoz.

Bashkëshortja e Lynch, Angela 57 vjeçe, e cila ishte në mesin e të shpëtuarve, kujton se jahti u anua rreth orës 4 të mëngjesit, para se xhami të fillonte të thyhej.

Dy pasagjerë të tjerë në bordin e jahtit të cilët janë ende të zhdukur janë kryetari i bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer dhe gruaja e tij.

Mediat britanike shkruajnë se Bloomer ishte mik i ngushtë me Lynch, i cili gjithashtu u konfirmua i zhdukur nga autoritetet italiane së bashku me bashkëshorten e tij.

Dy të tjerët që ende nuk janë gjetur janë avokati i  Lynch, Christopher Morvillo dhe gruaja e tij Nada.

Klan News