Agjencia Komëbtare e Zonave të Mbrojtura ka nsiur pastrimin e parqeve kombëtare.

Kryeminsitri Edi Rama ka shpërndarë një video ku fton qytetarët që ti bashkohen kësaj nisme për të pastruar parqet kombëtare apo natyrore, e sigurisht për të shijuar dhe promovuar edhe më tej Shqipërinë nga Alpet e veriut deri në Llogara.

“Alpet e Pastra’ nisma më e fundit e Agjencisë e Zonave të Mbrojtura, 10 zona në 10 ditë. Bashkohu stafit të Zonave të Mbrojtura në parkun tuaj të preferuar.”

Nisma parashikon pastrimin e “10 parqeve në 10 ditë”, dhe ftojnë edhe qytetarët për t’iu bashkuar nismës, si një kontribut i gjithësecilit për pastrimin e këtyre zonave.

“Bashkohuni me ne në nismën e pastrimit të maleve.”

“Bashkohuni me ne për parqe më të pastra.”

“Bashkohuni me ne për t’u kujdesur për natyrën.”

Në vitet e fundit autoritetet edhe në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, kanë ndërmar disa nisma për pastrimin e zonave të mbrojtura, ndërkohë që apeli për ata që frekuntojnë këto zona është që të ruajnë mjedisin dhe të mos lënë mbetje pas.

Klan News