Në Mynih Sllovenia dhe Serbia do të përballen në sfidën e tyre të dytë në Grupin C, në përpjekje për të siguruar kualifikimin në raundin e të 16-ve.

Sllovenia barazoi në takimin e parë ndaj Danimarkës, kurse Serbia u mposht nga Anglia.

Për sllovenët kjo është pjesëmarrja e parë në një europian që nga vitit 2000. Ekipi i drejtuar nga Maajzh Kek do të kërkojë që të arrijë fitoren e parë në një kampionat europian.

Sllovenia nuk e njeh humbjen në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, por ata kanë fituar vetëm 1 nga 4 takimet e fundit me përfaqësuesen serbe, më i fundit në Ligën e Kombeve në qershor 2022 me rezultatin 2-2.

Edhe Serbia garon në europian për herë të parë si shtet i pavarur.

Duke përfshirë sfidat që ekipi ka luajtur si Serbia e Mali i Zi, ka fituar vetëm 1 nga 12 të fundit. Për trajnerin Dragan Stojkoviç, ekipi ka shansin që ta fitojë këtë derbi ballkanik e të marrë pikë të rëndësishme në objektivin kualifikim.

Klan News