Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për sfidën e fundit të fazës së grupeve të Euro2024 kundër Spanjës. Në fushën kanë dalë të gjithë lojtarët, përfshirë edhe ata të stolit.

Asnjë futbollist nuk ka dëmtime dhe janë në formë optimale, duke konfirmuar gjendje të mirë fizike para ndeshjes më vendimtare të kompeticionit.

Rey Manaj ka zhvilluar stërvitje të diferencuar, por gjendja fizike e tij nuk shqetëson teknikun Sylvinho.

Skuadra po punon në aspektin tekniko-taktik, me stafin që po kërkon të shikojë në aksion futbollistët që ka në dispozicion. Kombëtarja shqiptare është e dënuar për të fituar takimin ndaj Spanjës për të pasur më pas në dorë kualifikimin më tej.

Kuqezinjtë kanë 1 pikë në grupin B, teksa iberikët kanë garantuar tashmë kalimin më tej. Ndeshja me Spanjën do të luhet të hënën më 24 Qershor, dhe si çdo ndeshje e Kampionatit Europian, transmetohet në Tv Klan dhe Radio Klan.

Klan News