Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk ka humbur kohë dhe i është kundërpërgjigjur ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, pas komenteve të një nate më parë në Konventën Kombëtare Demokratike.

“A e keni parë Barack Hussein Obamën duke bërë disa sulme? Ai po sulmonte presidentin tuaj. Po ashtu edhe Michelle. Ata gjithmonë thonë, Zotëri, ju lutemi mos e ktheni personale dhe të merremi me politikë, megjithatë ishin ata që e kthyen në personale”, tha ai.

Trump foli për mbështetësit e tij nga pas një xhami antiplumb që formonte një mur mbrojtës rreth skenës, ndërsa snajperët ishin vendosur në çati, pjesë e masave të shtuara të sigurisë që synonin ta mbanin të sigurt pas sulmit të 13 Korrikut në Pensilvani.

Po masat e sigurisë, ai i theu pak më vonë kur shkoi për të përshëndetur një mbështetës të tij të cilit i ra të fikët. Nga foltorja, Trump bëri thirrje që mjekët ta ndihmojnë atë dhe më pas shkoi vetë drejt personin që i ra të fikët, një veprim që u mirëprit nga audienca.

Ndërkohë, më herët kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump tha se rivalja e tij demokrate, Kamala Harris nuk pranon të marrë pjesë në një debat më 4 Shtator.

Klan News