Rey Manaj mund të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere. Interesimet kanë qenë të shumta për shqiptarin, nga Turqia, por edhe nga vende të tjera.

Vetë trajneri i Sivasspor, Bulent Uygun, ka zbuluar në një prononcim se ka interesime nga dy klube të mëdha turke për Manajn, ndonëse nuk ka zbuluar emrat.

“Ka interesime për Rey Manajn nga dy klube të mëdha turke. Jemi në bisedime me ta. Ka negociata edhe nga Arabia Saudite.

Nëse na ofrojnë atë që duam, atëherë do të vendosë bordi drejtues. Unë po e stërvit në mënyrën më të mirë të mundshme, sikur ai të qëndrojë me ne.”, deklaroi Uygun.

Një nga klubet e mëdha turke thuhet se është Trabzonspor, që prej kohësh po provon të afrojë sulmuesin.

Më herët, në mediat turke është përfolur edhe për një interesim të Besiktas, por nuk ka konfirmime. /tvklan.al