Frika nga prania e gazit helmues Sarin detyroi njësitë speciale të policisë amerikane të evakuonte zyrat e rrjetit më të madh social të botës Facebook, në Kaliforni.

4 ndërtesa të kompleksit gjigant ku përpunohet materialet postare në Silicon Valley u futën në karantinë për disa orë. Aparaturat e kontrolleve postare kishin nxjerrë pozitive ndaj testeve për lëndë helmuese, një çantë postare.

Ekipet e FBI-së larguan gjithë punonjësit dhe krijuan një perimetër sigurie përreth 4 ndërtesave. Megjithatë, alarmi rezultoi fals pas kontrollit të imtësishëm të të gjitha materialeve që ndodheshin atje. Askush nuk rezultoi i lënduar.

Selia e Facebook-ut ka qenë në shënjestër të kërcënimeve gjatë viteve të fundit, për shkak të mangësive në ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve. Në Dhjetor, një alarm për bombë çoi në evakuimin e disa zyrave. Përdorimi i gazit vdekjeprurës Sarinë është i ndaluar me konventa ndërkombëtare. Qeveria siriane është akuzuar vitet e fundit për përdorimin e këtij gazi kundër rebelëve, por që Damasku ka mohuar akuzat.

Tv Klan