Para pak ditësh Mark Zuckerberg ka pranuar se realisht nuk ka një reputacion të fortë për ndërtimin e shërbimeve të mbrojtjes së privatësisë. Problem nuk janë vetëm rastet e cënimit të privatësisë, por kemi arritur në një pikë ku nuk mund të mbahet nën kontroll.

Gjatë 15 viteve, gjithçka është ristrukturuar rrënjësisht rreth një modeli të vetëm privatësie dhe shpërndarjes së informacionit, por që ka rezultuar problematik dhe i dëmshëm për përdoruesit e rrjetit social. Njerëzit tani janë në kërkim të privatësisë që Facebook i ditëve të sotme nuk e ofron.

Pas skandalit të vitit 2018, me vjedhjen e të dhënave tani është e zakonshme të shohësh lajme të rreme, propagandë, reklama të mërzitshme dhe mbi të gjitha një hapësirë jo e rehatshme për të kaluar kohën në internet.

Zuckerberg pranon se lista e miqve, pëlqimet apo kryefaqja e postimeve duhet të anashkalohen dhe duhet të rikthejmë platformën tek e cila njerëzit të ndihen të sigurtë për mesazhet që shkëmbejnë dhe mos të shqetësohen nëse mesazhi i tyre do mbetet aty përgjithmonë.

Duket sikur një Facebook i ri po ndërtohet dhe e ardhmja i takon rrjetit social të përqendruar tek privatësia, ndërsa ky aktual i takon të shkuarës tashmë dhe një eksperiencë e re për Zuckerberg nis së shpejti.

/tvklan.al