Llogari online të dyshimta nga Irani janë mbyllur nga Facebook pasi mendohet se kanë qenë platforma false për të përhapur dezinformim.

Kompania më e madhe e rrjeteve sociale njoftoi se 82 llogaritë ishin profile apo grupe në Facebook dhe në Instagram. Këto llogari kishin si target audiencë amerikanë dhe britanikë. Shumë prej tyre kishin më shumë se 1 milionë ndjekës. Kreu i sigurisë kibernetike të Facebook, Nathanel Glacier tha se këto llogari dezinformimin publikun për çështje politike.

Edhe pse figuronin nga Irani, nuk është e qartë nëse këto llogari ishin të lidhura me qeverinë iraniane. Informacionin për këto llogari të mbyllura, Facebook bëri me dije se e ka ndarë me kompani të tjera teknologjike, si dhe ka vënë në dijeni qeverinë amerikane dhe atë britanike.

/tvklan.al