Roger Federer fiton për të 20-n herë titullin Grand Slam. Në Australian Open, zvicerani mundi kroatin Marin Cilic. Me titullin e dytë radhazi në Melbourne, Federer bashkohet me Roy Emerson dhe Novak Djokovic, me nga 6 trofe të këtij kompeticioni madhor në tenis. Cilic u bë tenisti i parë që i fitoi një set Federerit, me suksesin në setin e dytë.

Përballja ishte pa shumë emocione pasi eksperienca e Federer mbizotëroi lojën pa hezitime. Megjithëse zgjati 5 sete, të gjithë e panë qartë se finalja do të ishte e Federer.

Legjenda kishte mundur më parë Tomáš Berdych në cerekfinale, koreanin Chung Hyeon në gjysmëfinale.

Pas këtij trofeu Federer do të mbetet numri dy në botë, ndërsa Cilic i cili pati suksesin më të madh në Australian Open ngjitet në vendin e tretë. Shkalla e parë e tenisit botëror për meshkuj zotërohet nga Rafael Nadal.

Tv Klan