Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Rreth 11 mijë është numri i fëmijëve në të gjithë Shqipërinë, që kanë braktisur shkollën, shifër kjo që kap 0.3% të tyre sidomos në zonat rurale. Por edhe Tirana nuk mbetet prapa. Analfabetizmi nuk krijohet veç nga prindër, që për kushte ekonomike nxjerrin fëmijët në punë por edhe nga mungesa e institucionit shkollë në disa zona. 4 km larg Tiranës, Sauku zona periferike e ndarë në dy pjesë, has në mungesë të një shkolle 8-vjeçare.

Një pjesë e fëmijëve janë të detyruar, herë me dëshirë dhe herë jo, të ndjekin arsimimin një orë larg prej këtej. Prindërit të shqetësuar apelojnë për një shkollë. Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve pas një sondazhi mbi braktisjen e shkollës dhe faktorët që ndikojnë për të, publikon si shkakun kryesor atë ekonomik. 38% situatën sociale dhe 12% hasmëritë familjare.

Ministria e Arsimit me urdhër merr masë gjobitëse nga 1-10 mijë lekë të reja përçdo familje që pengon fëmijët për shkuarjen në shkollë. Në 80% të tyre është vendosur kjo gjobë, por asnjëherë nuk është mbledhur, detyrë kjo e pushtetit lokal./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti