Rikthehet edhe trafiku i automjeteve

Edhe pse larg pritshmërive të operatoreve turistike për një sezon të suksesshëm, fillim Gushti e ka shtuar ndjeshëm numrin e pushuesve në plazhet e Durrësit. Janë kryesisht turistë të ardhur nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Ata thonë se po kalojnë pushime të qeta, paçka situatës së rënduar me pandeminë.

Po ashtu Durrësi frekuentohet edhe nga pushues ditor.

Rritja e numrit të pushuesve ka shtuar qarkullimin e automjeteve në Durrës. Rrugët më të ngarkuara janë ato qe lidhin Urën e Dajlanit-Plepa-Golem si dhe unaza e Shkozetit.

Tv Klan