Kombëtarja e vajzave U19 e mbylli me fitore fazën kualifikuese të Euro 2017, por pa arritur të shkojë më tej. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede mundi Qipron me rezultatin 2 – 0, në takimin e luajtur në Tiranë.

Desantila Koldashi ishte autorja e golave me ekipin që tregoi një lojë zotëruese, ndryshe nga përballjet e mëparshme.

Ky ishte edhe i pari sukses në një ndeshje zyrtare për Kombëtarja e vajzave U19, që janë përfaqësuar edhe tre herë të tjera në këtë aktivitet. Shqipëria i humbi dy takimet e para në grup me rezultate të thella, 11 – 0 me Skocinë dhe 9 – 0 me Serbinë.

Takimi mes përfaqësues serbe dhe asaj skoceze nuk u zhvillua sipas Federatës Shqiptare të Futbollit. Disa lojtare britanike kishin probleme shëndetësore. Pas bisedimeve u vendos fitorja e Serbisë në tavolinë me rezultatin 3 – 0, pasi të dy përfaqësueset e kishin të sigurtë kualifimin në raundin elitë.

Tv Klan