Ardian Narkaj, 52-vjeçari që mbeti i plagosur këtë mëngjes në Shkodër, është një person i shpallur në kërkim.

Pak kohë më parë Policia e Shtetit e ka listuar Narkajn si një ndër 100 personat më të kërkuar në vend.

Ai rezulton i dënuar me 21 vite burgim, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”. Narkaj akuzohet për vrasjen e Tonin Ulajt dhe të Gjergj Shotës, ngjarje e cila ka  ndodhur në vitin 2008.

Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia./tvklan.al