Këto imazhe të jashtëzakonshme janë realizuar në thellësitë e shpellës më të madhe në botë, që ndodhet në Vietnam.

200 metra e lartë dhe 150 metra e gjerë dhe me një gjatësi prej 1.5 kilometra, shpella “Hang Son Doong” në Parkun Kombëtar “Phong Nha Ke Bang” ka në brendësi të saj një lumë dhe një xhungël.

3

Madje në këtë shpellë që është sa një ndërtesë 40-katshe, mund të formohen edhe retë.

4

Aventurierët duhet të bëjnë një udhëtimin që zgjat gjysmë dite dhe të kalojnë nëpër xhungël dhe lumë, madje të kalojnë dhe nëpër shpellën e tretë në botë për nga madhësia, për të arritur në këtë destinacion.

2

Por në momentin që mbërrijnë të gjithë shprehen se është si të jesh në një tjetër botë, një pjesë parajse nëntokësore./tvklan.al