Publikimi i kësaj videoje të tmerrshme ka bërë që autoritetet Australiane të pezullojnë eksportet në tre thertore te Vietnamit.

Bëhet fjalë për një video e cila tregon disa punëtorë vietnamezë në thertore, duke goditur një lopë në kokë  me një çekiç farkëtari. Kafshët, kryesisht lopët, mendohet të vijnë nga eksportet australiane.

Ministri i Bujqësisë Barnaby Joyce, i ka përshkruar pamjet si mjaft shqetësuese dhe krejtësisht “të pështira”. Punëtorët e thertoreve do të përballen tashmë me akuza mjaft të rënda. Ai ka thënë : “ Nuk është konfirmuar ende në prova nëse kafshët vijnë nga Australia. Megjithatë, industria Australiane ka marrë tashmë masa për të pezulluar të gjitha eksportet për në thertoret Vietnameze”./TvKlan.al