Ish-futbollisti Luan Pinari, i ftuar në emisionin L’America në Tv Klan komentoi sfidën mes Francës e Irakut, që në pjesën e parë u mbyll 1-0 për francezët.
Pinari deklaroi se Franca është një ekip i fortë dhe e tregoi dhe në këtë ndeshje.
Ai shtoi se Franca, edhe formacionin e dytë e ka me lojtarë tepër të talentuar.
Luan Pinari: Pashë një Francë që donte ta vendoste Irakun nën presion. Arriti që të shënojë një gol, pasi topi ishte i pakapshëm nga portieri. Pashë një Francë të fortë, që edhe formacionin e dytë e ka të shkëlqyer.
Iraku e mori veten pak më vonë, por se sërish ndihen diferencat mes të dyja skuadrave. Mendoj se Franca do jetë dominuese dhe në pjesën e dytë do të fitojë. Ka një sulm të frikshëm.
/tvklan.al












Botërori 2026 