Nën moton ngjyrat dhe fanellat tona, Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar edhe uniformat që kombëtarja shqiptare do të vesh para fillimit të takimeve në kampionatin Europian, Gjermani 2024.

Natyrisht, në dizajnin e saj dominojnë ngjyrat e kuqe dhe e zezë të cilat gërshetohen me njëra-tjetrën në mënyrë të ç’rregullt. Kombëtarja shqiptare gjendet në grupin B të Euro2024 së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Turneu i kësaj vere që do të mbahet në Gjermani nga 14 Qershori deri më 14 Korrik do të vij falas dhe ekskluzivisht në TV kombëtar Klan.

Klan News